Drenas/ Gjuajti me armë për Vitin e Ri dhe e postoi videon në Facebook, i del punë me policinë

Raportohet se nga një person i dyshuar në Drenas, njësiti policor ka sekuestruar një pushkë gjuetie me 19 fishek.
Bashkë me armën janë konfiskuar edhe dy karikatorë dhe një dylbi i asaj arme me të cilën i dyshuari kishte shtënë në ajër gjatë festës së vitit të ri, transmeton DrenicaOnline.
I dyshuari kishte bërë video duke gjuajtur me armë dhe i kishte postuar në facebook.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedur të rregullt.
/DrenicaOnline/