Lladrovci lëshon urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike

Kryetari i Komunës së Drenasit, ka nxjerr urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike, përkatësisht në sheshe, rrugë e hapësira tjera.

Përmes kësaj urdhërese, ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike gjatë festave të fundvitit, në hapësirat publike dhe zona të banuara.

Përjashtim nga kjo urdhëresë bënë data 31.12.2021 nga ora 23:00-00:30, e datës 01.01.2022 (një orë e tridhjetë minuta).

Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobiten në shumën prej 100 euro dhe për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.

Ndalimi i përdorimit të tyre në hapësirat publike bëhet për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktoj përdorimi i tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë