Arrestohen dy persona në Poklek të Ri…kjo është arsyeja
Janë arrestuar dy persona të dyshuar në fshatin Poklek i Ri të Drenasit pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje që kishin pasur me viktimën, e kanë sulmuar fizikisht atë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të mërkurën në orën 14 e 25 minuta, shkruan DrenicaOnline.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
/DrenicaOnline/

