50-vjeçari nga Prishtina e denoncon në Polici gruan të cilës ia çoi 300 euro mbushje: Po më ngacmon…

Një burrë, 50-vjeçar nga Prishtina e ka denoncuar në Polici një grua, e cila sipas tij po e shqetëson, duke e ngacmuar  me mesazhe e thirrje, në numrin e tij kontaktues, shkruan Gazeta Sinjali.

Në deklaratën e siguruar nga Gazeta Sinjali, të cilën qytetari e ka dhënë në stacion policor,  viktima ka thënë se e dyshuara përveç thirrjeve e mesazheve, po i dërgon edhe fotografi dhe në të njëjtën kohë i ka kërkuar edhe mbushje elektronike.

Edhe pse burri ka deklaruar se i kishte dërguar mbushje elektronike të dyshuarës rreth 300 euro, të njëjtën nuk e njeh dhe nuk ka ndonjë marrëdhënie me të.

Pas intervistimit të tij, me urdhër të prokurorit, rasti është hapur si “ngacmim” dhe kanë nisur hetimet.

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë