Shyqiri Bublaku emërohet Drejtor në Komunën e Drenasit

Shyqiri Bublaku, është emëruar Drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Drenasit.

Vendimi është marrë nga kryetari I Komunës Ramiz Lladrovci duke parë përvojën dhe profesionalizmin e Bublakut, shkruan DrenicaOnline.

Ai është i lindur me 17.10.1957 në fshatin Zabel i Ulët i Komunës së Drenasit. Shkollën fillore e ka kryer në Komoran “Jeta e Re”, Shkollën e Mesme Gjimnazi “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” ndërsa Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik – Drejtimi Kontabilitet.

Përvoja e Punës: Referent i tatimeve dhe taksave komunale 1986-1988, Inspektor i tatimit 1988-1991, nga viti 1991 i larguar nga puna nga Serbia për shkak të mos zbatimit të Ligjeve serbe.

Nga viti 1992 ka punuar në Këshillin Komunal për Arsim deri në përfundim të luftës.
Nga viti 2000 Bublaku ka qenë I angazhuar me punë në Drejtorinë për Buxhet e Financa – Komuna Drenas si referent i caktimit të taksave komunale. Kurse nga viti 2008 ka qenë shef i sektorit të thesarit në Komunën e Drenasit.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë