IRK ndanë shporetë dhe lavatriçe për familjet me jetim dhe kushte të rënda

Shoqata “Islamic Relief Kosova” ka njoftuar se sot ka bërë shpërndarjen e shporetëve dhe lavatriçeve për disa familje nga Komuna e Skenderajt.

Sipas IRK-së janë ndarë 43 shporetë dhe 30 lavatriçe, shkruan DrenicaOnline.

“Për t’i bërë ballë temperaturave të ulëta të këtyre ditëve, sot në Komunën e Skenderajt shpërndamë 43 shporetë për dru dhe 30 lavatriçe në mënyrë që familjet me jetimë dhe ato në kushte të vështira të mos kenë nevojë t’i lajnë rrobat në dorë” thuhet në njoftim.

Jo shoqatë edhe në të kaluarën u ka dalë në ndihmë banorëve të kësaj zone.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë