Shahistët më të mirë në Republikën e Kosovës, nxënësit e Likocit

Nxënësit e shkollës fillore “Fehmi Rama” në Likoc të Skenderajt janë shpallur kampion të shahut, duke zënë vendin e parë në Republikën e Koaovës, shkruan Drenica Press.

Poashtu sukses treguan edhe nxënësit e shkollës profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj, të cilët në një konkurencë të fortë zunë vendin e parë në Regjionin e Mitrovicës, ndërkaq në nivel vendi arritën deri në gjysmëfinale.

Pas këtij suksesi të arritur në shah, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori i DKA-s, Kastriot Duraku, kanë shprehur krenarinë e tyre si komunë për sukseset e arritura.

Ata thanë: Sukseset e nxënësve tanë nuk kanë të ndalur… Në garat e shahut, nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Fehmi Rama” Likoc, zunë vendin e parë edhe në nivel regjioni edhe në nivel republike. Gjithashtu, pjesëmarrës në këto gara të shahut ishin edhe nxënësit e Qendrës së Kompetencës – Skenderaj, të cilët në nivel regjioni zunë vendin e parë , ndërsa në nivel republike hynë në gjysmëfinale. Ndihemi krenarë me sukseset e këtyre nxënësve, por edhe të mësimdhënësve të tyre. Urime për këtë fitore: nxënësve, mësimdhënësve, shkollave dhe komunës sonë! Pjesëmarrja në gara të ndryshme do të vazhdojë gjatë gjithë vitit shkollor, dhe Drejtoria e Arsimit do t’i përkrahë e mbështesë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e suksesshëm.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka uruar nxënësit fitues të kësaj gare, ndërsa ka premtuar mbështetje institucionale për nxënësit e shkollave tona.
Urime!”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë