Fëmija goditet me veturë në Malishevë, arrestohet shoferi

Të shtunën rreth orës 19:00 në Malishevë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori (fëmijë).

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë, shkruan DrenicaOnline.

I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia është duke u marrë me rastin.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë