Aksident me fatalitet/ Një i vdekur dhe tre të lënduar dërgohen në spital të Mitrovicës

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën nacionale të Zubin Potokut, ku nga pakujdesia një person me veturë ka goditur dy vetura të tjera të cilat kanë qenë të parkuara.

Si pasojë e këtij aksidenti vozitësi nga plagët e marra ka ndërruar jetë, ndërkohë tre pasagjerë janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni fetare.

Policia është duke u marrë me rastin.

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë