Afaristi nga Drenica që mbështeti financiarisht Tonin, Majlindën e Distrian: Jam krenar që i qëndrova afër këtyre njerëzve të mëdhenj

Njeriu që ka mbështetur financiarisht klubin e xhudos ku bëjnë pjesë yjet e Kosovës, ka reaguar publikisht pas suksesit që shënoj trajneri Driton Kuka, i cili u shpall më i mirë në botë.

Rrustem Rukolli, pronar i kompanive Rukolli e qumështores “Drena”, ka treguar arsyen se çka e ka shtyrë qe te mbështesë financiarisht sportin e xhudos.

“Këto ditë jam duke e jetuar krenarinë që bashkë me kompanitë e mia kam pasur mundësinë dhe nderin e të qenurit pranë dhe të jem bashkudhëtarë me këta njerëz të mëdhenjë të kombit tim. Krahas krenarisë, si gjithmonë mundohem t’ia kujtoj vetes përgjegjësinë dhe fjalën e dhënë në heshtje, së pari vetes po edhe babës së vrarë, se do të qëndroj pranë familjes, pranë rinisë, pranë sportistëve e kujtdo që ka nevojë për mbështetjen tonë”, ka shkruar Rukolli në Facebook

Pikërisht një ditë pas shpalljes së Driton Kukës, trajneri më i mirë në botë i xhudos, afaristi Rrustem Rukolli tregon se falë blerjes së produkteve vendore, kompania e tij ka arritur që t’i mbështes financiarisht sportistët kosovarë ku dhe kanë sjell suksese të jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës.

Po ashtu, Rukolli ka rrëfyer edhe përvojën personale që ka pasur me yjet e sportit gjatë bashkëpunimit disavjeçar qe e kanë pasur.

“Sa herë jam takuar me Tonin dhe çikat tona kampione, e kam ndjerë veten borxhli të madh ndaj tyre, por më shumë se ndaj tyre ndaj dëshmorëve që dhanë jetën që këta sportistë të kenë mundësi që ballëhapur të përfaqësojnë vendin e tyre kudo në botë. Falë mbështetjes së popullit dhe ndjeshmërisë së njerëzve ndaj prodhimeve vendore është bërë e mundur edhe mbëshetja jonë ndaj Tonit, Majlindës, Distrias, Norës dhe gjithë atyre kampionëve që ndoshta sot nuk i njohim me emra por neser do të na bëjnë krenarë”.

Postimi i plotë:

Këto ditë jam duke e jetuar krenarinë që bashkë me kompanitë e mia kam pasur mundësinë dhe nderin e të qenurit pranë dhe të jem bashkudhëtarë me këta njerëz të mëdhenjë të kombit tim. Krahas krenarisë, si gjithmonë mundohem t’ia kujtoj vetes përgjegjësinë dhe fjalën e dhënë në heshtje, së pari vetes po edhe babës së vrarë, se do të qëndroj pranë familjes, pranë rinisë, pranë sportistëve e kujtdo që ka nevojë për mbështetjen tonë.

Sa herë jam takuar me Tonin dhe çikat tona kampione, e kam ndjerë veten borxhli të madh ndaj tyre, por më shumë se ndaj tyre ndaj dëshmorëve që dhanë jetën që këta sportistë të kenë mundësi që ballëhapur të përfaqësojnë vendin e tyre kudo në botë. Falë mbështetjes së popullit dhe ndjeshmërisë së njerëzve ndaj prodhimeve vendore ështe bërë e mundur edhe mbëshetja jonë ndaj Tonit, Majlindës, Distrias, Norës dhe gjithë atyre kampionëve që ndoshta sot nuk i njohim me emra por neser do të na bëjnë krenarë.

Mbështetja për produktet vendore është mbështetje për kampionët tanë, është mbështetje për ata kampionë që sot nuk ja dimë emrat,  por janë në rrugën e Distrias për t’u bërë më të mirët e botës.

Pra, bleni produkte vendore, bojkotoni produktet e armikut, sjellni Kosovës më shumë kampionë!

Urime mjeshtër, urime Distria e artë e Kosovës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë