Arrestohen dy hajna afër Drenasit, me veti kishin edhe radiolidhje
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin me veturat e tyre në Vasilevë të Drenasit.
Gjatë kontrollit në vetura janë gjetur dhe konfiskuar dy radiolidhje dhe pajisje të cilat dyshohet se janë përdorë për kryerje të vjedhjeve, shkruan DrenicaOnline.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Hetimet në lidhje me rastet ende po vazhdojnë.
/DrenicaOnline/

