Lladrovci pret në takim përfaqësuesit e “Socio-projekt Kosova”

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Drejtorin e “Socio-projekt Kosova”, z.Valentin Hoxha dhe ekipin e projektit, i cili zbatohet nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik- PREDA Plus Kosova në partneritet me WEntrepreneur Kosovë dhe me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund – ASB.

Në këtë takim, u diskutua për të arritura e Socio-Projekt 1 dhe 2 dhe përzgjedhjen e komunës së Drenasit për fillimin e bashkëpunimit, ku kryetari Lladrovci shprehu gatishmëri të plotë për të qenë pjesë e projektit me rëndësi socio-ekonomike për qytetarët tanë.

Ndërsa, drejtori z.Hoxha falënderoi kryetarin Lladrovci për pritjen dhe i uroi suksese me rastin e marrjes së mandatit sërish në krye të Drenasit.

“Socio projekt Kosovo” është projekt që ka për synim stabilizimin e komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovës përmes mbështetjes socio-ekonomike.

Ky projekt financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë