Rrënohet një objekt në Likoc, u nis të ndërtohet në pronë publike
Përmes Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Skenderajt, sot në qendër të Likocit, është rrënuar një objekt që ka filluar të ndërtohet në pronë publike.
“Të tilla ndërtime nuk guxojmë të lejojmë përderisa nuk i nënshtrohen filtrit rregullativ të përcaktuar me ligjet që vlejnë për secilin”, thuhet në njoftimin e komunës së Skenderajt.
Aksioni i sotëm ku është rrënuar një objekt privat, i ndërtuar në pronë publike në Likoc sipas komunës është një shenjë e gatishmërisë sonë për të pasur rregull, rend dhe ligj.
/

