“Ne kemi ardhur me ju nis shtëpinë e re”, gëzohen 15 familje në Komunën e Drenasit
Humanisti Halil Kastrati ka njoftuar se 15 shtëpi do të ndërtohen për familjen nevojtare në Komunën e Drenasit.
Ai ka vizituar të gjitha këto familje duke ua dhënë lajmin e madh se do të bëhen me shtëpi të re.
Për secilën shtëpi, Komuna e Drenasit participin me 5 mijë euro.
Njoftimi i Halil Kastratit:
Ne kemi ardhur me ju nis shtepine e re
Sot ishim ne komunen e Drenasit i vizituam 15 familje nevojtare dhe ju kumtuam lajmin se po behen me shtepi te reja.
Secila familje me rende se tjetra, me te rende e benin gjendjen se ne disa familje hasem edhe me anetar te semure
Keto shtepi jane ne bashkepunim me komunen e Drenasit e cila per çdo shtepi partecipon me 5 mije euro ndersa pjesen tjeter donatoret permes Shoqates sone
Bamires, Zoti kurre mos ju humbte!


