Milaim Hajdari e thërret mbledhjen e Kuvendit të Komunës, kjo është arsyeja
Bazuar në nenin 52, të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, UA (MPL) Nr.05/2020 për themelimin e komiteteve të përhershme Neni 3, 4 dhe 7. Si dhe UA Nr. 27/2012 MPB-03/2012, Për këshillat komunale për siguri në bashkësi Neni 3. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z. Milaim Hajdari, me dt. 23.12.2021 (enjte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes inauguruese i Kuvendit Komunal i mbajtur me: 03.12.2021 dhe procesverbali i mbledhjes se zgjedhjes së Kryesuesit të Kuvendit Komunal i dt. 16.12.2021.
2. Themelimi i Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF-ca)
3. Themelimi i Komitetit për Komunitete. (KK)
4. Themelimi i Këshillit për siguri në Bashkësi (KKSB)
5. Informim i Kuvendit Komunal për gjashtëmujorin e dytë të KKSB-së.
6. Të ndryshme.


