Shumë raste me grip sezonal në Drenicë/ Komuna ka një njoftim për nxënësit dhe prindërit

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se janë rritur shumë rastet me gripin sezonal.

Sipas komunës, meqë rastet e gripit sezonal, ditëve të fundit janë rritur shumë, e edhe nxënësit e shkollave tona janë prekur në masë të madhe, Komuna e Skënderajt dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, u bëjnë apel prindërve, fëmijët e të cilëve shfaqin simptoma të gripit, që mos t’i dërgojnë në shkolla.

Për arsye sigurie, që gripi të mos përhapet, mungesat në shkolla do të jenë të arsyeshme.

Të dashur nxënës!

Ju lutem që t’i bartni maskat gjatë gjithë kohës sa qëndroni në shkollë!

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë