Drenas/ Shpërndahen pajisje për gratë përfituese
Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Agjencionin për Zhvillim Rajonal Qendër, sot, ka bërë shpërndarjen e pajisjeve të projektit “Përkrahja dhe fuqizimi i grave në agrokulturë”.
Si rezultat i memorandum bashkëpunimit mes kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci dhe Drejtoreshës së AZHRQ, Mrika Gashi, 13 kryefamiljare të Drenasit kanë përfituar pajisje.
Këto pajisje do të lehtësojnë punën e tyre në fushën e agrokulturës, synimi i së cilës është fuqizimi ekonomik i gruas.
Gjatë ndarjes së pajisjeve prezent ka qenë nënkryetari Arben Shala, i cili falënderoi AZHRQ-në për bashkëpunimin korrekt, dhe uroi gratë përfituese duke theksuar se do të vazhdojnë t’i mbështesin edhe me tutje.
Ndërsa, drejtoresha Mrika Gashi falënderoi komunën, duke shprehur gatishmërinë që të vazhdojnë bashkëpunimin me projekte që synojnë përkrahjen e gruas.





