Dërgohet në spital 22-vjeçari që i ra në kokë reklama e lokalit në Drenas, detaje të reja

Pak më parë u raportua për një incident në Drenas. Aty një person ka marrë lëndime trupore pasi i ka rënë reklama që ishte e vendosur në një lokal në Drenas.

Në një përgjigje për Sinjalin, Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është 22-vjeçar dhe është dërguar për tretman mjekësor për shkak se ka marrë lëndime trupore.

“Lidhur me këtë incident policia në Drenas ka iniciuar një rast, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që personi i lënduar mashkull 22 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor. Nga era është shkëputë një “reklamë” e një dyqani dh e njëjta i ka rënë në kokë “, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Siç mëson Sinjali, viktima po kalonte nga sheshi, kur reklama e lokalit i ra dhe si pasojë i shkaktoi lëndime trupore.

Ky nuk është rasti i parë kur reklamat e lokaleve në Kosovë nuk vendosen siç duhet dhe kështu e pësojnë qytetarët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë