Prokuroria e konfirmon, tre të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan dërgohen në ndalim
Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj ka njoftuar për arrestimin e tre personave për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
“Janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen në Gllogjan, me dyshimin për vrasje të rëndë. Të njëjtit janë ndaluar dhe po përgatitet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë. Nuk mund të japim informata të tjera. Edhe pas arrestimit të tyre për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për ndriçimin e këtij rasti. Nuk do të ketë as pyetje”, tha Kurmehaj.
/
/
/

