Arrestohet një person në Drenas, dërgohet menjëherë në burg
Një person është arrestuar të enjten rreth orës 11:00 në Drenas.
Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë me urdhër të gjykatës.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia nuk ka dhënë më shumë info për këtë rast.
/
/


