Kryetari Lladrovci pret në takim Shoqatën Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza”

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me nënkryetarin, Arben Shala, ka pritur në takim Zef Shala, drejtori i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza”, përfaqësuesin e shoqatës bamirëse në Drenas, Selim Leku dhe koordinatorin, Bilall Xanin.

Në këtë takim, drejtori Shala falënderoi kryetarin Lladrovci për bashkëpunim, dhe e uruan për mandatin e tretë në krye të komunës.

Ndërsa, kryetari Lladrovci shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, gjithmonë në të mirë të qytetarëve të Drenasit.

Në këtë takim u theksua se ky bashkëpunim i mirë do të vazhdoj, dhe se së shpejti do të shpërndahen 50 pako ushqimore në vlerë prej 80 euro për familjet në nevojë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë