Këto janë pesë fshatrat e Drenasit që sot nuk do te kenë rrymë 12 orë
Disa fshatëra të Drenasit sot do të mbesin pa energji elektrike për 12 orë.
Sipas KEDS, shkaku i këtyre ndërprerjeve janë punimet e domosdoshme në rrjet.
Më poshtë gjeni njoftimin e KEDS’it për vendet që s’do të kenë sot rrymë në Komunën e Drenasit:
Nga TS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Llapushnik (kodi: 16023003) prej ores 09:00 deri në ora 21:00
Vendet: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuqak, Gjurgjicë, Shkolla LLapushnik dhe Kleqkë e Re.
Arsyeja: Ndërrimi i transformotorit dhe montimi i ndarësit
Ndërsa nga NS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Komorani (kodi 16023007) prej orës 12:00 deri ne ora 15:00
Vendet: Komorani, Komoran lagjja e Koperativës, Komoran Zogaj, Komoran Ibriqet, Zabel i Lartë, Ujësjellësi Prishtina Komoran, Vukovc (një pjesë) dhe Llapushnik (një pjesë).


