Drenas/ Babai e largon vajzën nga shtëpia, ajo alivanoset dhe përfundon në QKMF

Është shoqëruar në stacionin policor të Drenasit një person pasi që ka larguar nga shtëpia vajzën e tij, e cila nga shqetësimi është alivanosur dhe ka pranuar tretman në QKMF.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16 e 40 minuta.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar.

Rasti shkon në gjykatë në procedurë të rregullt.

DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë