Halil Kastrati e uron Ramiz Lladrovcin: Bashkëpunimi do të vazhdoi edhe për 4 vite

Humanisti Halil Kastrati ka qëndruar sot në Drenas për ta uruar Ramiz Lladrovcin për mandatin e ri në krye të komunës.

Njoftimi i Kastratit:

Në Drenas për të uruar kryetarin Lladrovci, u dakorduam për vazhdim të bashkëpunimit

Sot isha për të uruar kryetarin Ramiz Lladrovci me rastin e fillimit të mandatit të ri në krye të Komunës së Drenasit.

I uruam punë të mbarë, ndërsa diskutuam edhe për projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve.

Ashtu si në mandatin e kaluar, bashkëpunimi ndërmjet “Jetimave të Ballkanit” dhe Komunës së Drenasit do të vazhdojë edhe gjatë 4 vjetëve të ardhshme.

Zoti na ndihmoftë në punë të mira të përbashkëta!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë