Mjeku nga Drenasi e ndezë vet stufën për ngrohje, i shkruan letër publike kryetarit Lladrovci

Mjeku nga Drenasi, Dr.Halit Bujupi i ka shkruar një letër publike kryetarit të ri të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai duke e uruar kryetarin Lladrovci për marrjen e mandatit të ri ka kërkuar nga ai që të marrë masa për të përmirësuar gjendjen në shëndetësi.

Ai shihet teksa e ndezë stufën për ngrohje ani pse kjo nuk është detyra e tij.

Letra e plotë:

Letër publike Ramiz Lladrovci

I nderuar kryetar së pari të uroj zgjedhjen për herë të tretë si kryetar i Komunës së Drenasit.

Për gjendjen në shëndetësi dhe problemet e saj i kam shprehur disa herë në menyrë publike dhe në menyrë zyrtare .
Deshta të tregoj se mjeku nuk është i obliguar të ndez stufën dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e objektit shëndetësor .
Deshta tē tregoj që vartesit e tu e kanë shkelur ligjin e punës , ligjin e shëndetësis dhe kontratat e punës .
Do të kërkoja të marresh masa se unë besoj në drejtësi dhe kauzen të cilen keni ngritur gjatë tërë fushates për drejtësi dhe barazi para ligjit .
Mjeku edhe më ligj është i obliguar të i ketë të gjitha kushtet e punës konform ligjeve të Republikes së Kosovës për të cilen kanë sakrifikuar shumë breza .
Me respekt Dr Halit Bujupi

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë