Kryetari Lladrovci pret në takim komandantin e Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it italian
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me nënkryetarin Arben Shala dhe udhëheqësin e Zyrës për Informim, Bekim Dobra, të hënën kanë pritur në takim komandantin e KFOR-it nga LMT K9, Marco Fragassi.
Në këtë takim, kryetari Lladrovci ka falënderuar komandantin Fragassi për vizitën dhe ka vlerësuar kontributin e dhënë për Kosovën nga shteti i Italisë dhe KFOR-it italian. Lladrovci po ashtu ka njoftuar Fragassin për projektet e planifikuara gjatë këtij mandati dhe përgjithësisht për gjendjen në Drenas.
Komandanti i Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it Italian, Marco Fragassi, ka falënderuar gjithashtu kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka uruar për marrjen e mandatit të ri në zgjedhjet e fundit lokale. Ai tha se ndihet mirë me vizitën në Komunën e Drenasit, si komuna më transparente në Kosovë.

