Kjo është drejtoresha e parë e emëruar nga Ramiz Lladrovci

Flutura Avdiu është emëruar sërish Drejtoreshë e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komuna e Drenasit.

Ajo ka njoftuar se po e nisin këtë mandat në hapa të sigurt dhe me përkushtim të plotë.

Njoftimi i saj i plotë:

Familjarë, shoqëri, miq të dashur dhe shumë të respektuar,

Dorëzova besimin e marrë nga kryetari gjatë mandatit të kaluar, për të rimarr sot besimin e tij edhe për katër vite tjera.

Për mua është privilegj që të shërbej në mesin e stafit profesionist të kryetarit Ramiz Lladrovci, edhe këtë herë si Drejtoreshë e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Drenasit.

Më shumë se privilegj është nder dhe përgjegjësi, elemente këto të cilat do të gërshetohen me punë dhe përkushtim maksimal drejt përfundimit të detyrave në mënyrë profesionale.

Po e nisim këtë mandat në hapa të sigurt dhe me përkushtim të plotë. Bashkë për Drenasin tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë