Skënderaj: “Ose e tërheq kërkesën e shkurorëzimit, ose….”, vjehrri ia mbledh “betë” ish-nuses së djalit, por përfundon në Polici

Një rast kanosje ka ndodhur në Skenderaj, ku vjehrri ka kërkuar që ish nusja e djalit të tij të tërheq kërkesën e shkurorëzimit.

Me këtë rast nëna e vajzës e ka denoncuar atë në Polici, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Policia e intervistuar personin në fjalë dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

Skënderaj 27.11.2021 – 17:00. Me 04.12.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur vajzën e saj duke kërkuar nga ajo që ta tërheq kërkesën për shkurorëzim me djalin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullte.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë