Ushtroi dhunë sistematike ndaj gruas dhe fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Drenas
Është arrestuar një person në Drenas pasi që i njëjti në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij.
Sipas policisë, arrestimi është bërë të premtën rreth orës 20 e 30 minuta.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë dërguar mediave.
Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë.
/DrenicaOnline/

