Policia kontrollon një shtëpi në Llapushnik, ja çfarë gjeti brenda saj
Mbrëmë rreth orës 20 e 35 minuta është shoqëruar në stacionin policor në Drenas një person i dyshuar.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij në Llapushnik i është gjetur një pistoletë me 16 fishekë, shkruan DrenicaOnline.
Arma dhe fishekët janë konfiskuar ndërsa hetimet ende po vazhdojnë.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
/DrenicaOnline/

