Vëllai i ish presidentit Thaçi i pranishëm në seancën ku u betua Lladrovci

Blerim Thaçi, i vëllai i vogël i ish presidentit Hashim Thaçi, ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Kuvendit Komunal të Drenasit ku është betuar kryetari Ramiz Lladrovci.

Gjatë fushatës zgjedhore afër Lladrovcit është parë edhe i biri i ish presidentit, Endriti, shkruan DrenicaOnline.

Lladrovci po ashtu së fundi ka kontaktuar përmes telefonit me Hashim Thaçin ku sipas tij ka marrë mbështetje nga ai duke i thënë se je i pathyeshëm.

Ky është mandati i dytë i plotë i Lladrovcit në krye të Komunës së Drenasit.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë