Tri vetura ndeshën në Llapushnik, krijohen kolona (Video-foto)
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Llapushnik të Drenasit.
Në aksident janë përfshirë tri automjete, shkruan DrenicaOnline.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.
Përveç dëmeve materiale është raportuar edhe për të lënduar.
Në këtë vend janë krijuar kolona të automjeteve.
/DrenicaOnline/


