Sot dhanë betimin dy asamblistët e “GREEN për Drenas”
Arbër Halilaj dhe Valentina Leku- Gashi kanë dhënë sot betimin në asamblenë Komunale të Drenasit.
Këta dy asamblistë vijnë nga iniciativa qytetare “GREEN për Drenas”, transmeton DrenicaOnline.
Ish kandidati për kryetar të komunës, Xhavit Drenori ka thënë se në fakt, ata nga sot në kuvendin komunal përfaqësojnë të gjithë qytetarë e komunës tonë, pa asnjë dallim.
“Ju priftë e mbara në përgjegjësinë e re, Arbër Halilaj dhe Valentina Leku Gashi”, ka shkruar Drenori në profilin e tij në Facebook.
/DrenicaOnline/

