Rrokullisja e kamionit në Komoran, një person i lënduar (Video)

Në aksidentin ku u rrutullua një kamion në magjistralen Prishtinë – Pejë, në Komoran, raportohet se ka mbetur i lënduar ngasësi i kamionit.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka treguar se bëhet fjalë për vetaksident.

“Sipas të dhënave që kemi nga terreni, sot më datē, 03.12.2021, rreth 17:35 në rrugën nacionale Prishtine-Pejë, në fshatin Korroticë e Lartë, ka ndodhur nje aksident trafiku me lëndime (vetaksident). Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendngjarje. Në këtë aksident është lënduar vozitësi i kamionit”, ka deklaruar Policia.

/

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë