Këta janë pesë asamblistët e VV-së në Drenas që sot dhanë betimin

Filloreta Bujupi, Drin Halilaj, Egzona Tërdevci, Muhamet Kurtaj dhe Florentina Elezi- Veliu, janë pesë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas.

Ata sot dhanë betimin që do të kryejnë me nder e përgjegjësi detyrën e dhënë nga qytetarëet, transmeton DrenicaOnline.

Pas betimit pesëshja e VV-së realizuan edhe fotografinë e parë të përbashkët.

“Bashkë me këshilltarët komunal të Lëvizja VETËVENDOSJE!, Drenas u betuam që do të kryejmë me nder e përgjegjësi detyrën e dhënë nga qytetarët. Lëvizja VETËVENDOSJE”, ka shkruar në Facebook asamblistja Egzona Tërdevci.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë