Këta janë asamblistët e “Demokratëve për Drenasin” që u betuan sot
Azemine Bujupi-Gjoka , Mërgim Pirraku, Salih Dvorani, Mehedin Salihu, Jahir Hajdari, Hamit Haxhiu, Mirlinda Dvorani dhe Marigona Bazaj, janë asamblistët e “Demokratëve për Drenasin” që kanë dhënë betimin sot në seancën inauguruse të Kuvendit Komunal të Drenasit, shkruan DrenicaOnline.
“Së bashku me kryetaren e grupit parlamentar të DD-së, prof.Azemine Bujupi- Gjoka dhe këshilltarët komunal nga DD : Dr. Salih Dvorani , Mehedin Salihu , Jahir Hajdari , Hamit Haxhiu , Mirlinda Dvorani dhe Marigona Bazaj , u betuam që do të kryejmë me nder, me përkushtim të rrallë, e përgjegjësi të lartë detyrën e këshilltarit komunal”, ka shkruar Pirraku në profilin e tij në Facebook.
Ai thotë se do të jenë forcë opozitare, që do të punojnë në funksion të drejt për të mirat e në funksion të zhdrejt për të këqijat.
“Do të japim shembullin më të mirë të opozitarizmit aktiv dhe tejet konstruktiv”, ka shkruar Pirraku.
/DrenicaOnline/


