Gani Krasniqi kryesoi seancën inauguruse të Kuvendit Komunal të Drenasit

Është mbajtur seanca inauguruse e Kuvendit Komunal të Drenasit.

Mbledhjen e ka kryesuar anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës, Gani Krasniqi, shkruan DrenicaOnline.

Ai është zgjedhur asamblist nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas hapjes së seancës betimin dhanë anëtarët e rinj të kësaj legjislature të dalur nga zgjedhjet lokale të 14 nëntorit të këtij viti.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë