Aksident në rrugën Drenas-Komoran, lëndohet një person, pranga shoferit

Në Zabel të Ulët të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, ku të përfshirë kanë qenë një automjet i udhëtarëve me targa vendore dhe me drejtues mashkull kosovar dhe një këmbësori mashkull kosovar.

Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori, shkruan DrenicaOnline.

Aksidenti ka ndodhur të enjten pas orës 20:00.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar drejtuesi i automjetit ndalohet për 48-orë.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë