82-vjeçari, një nga ushtarët e parë të UÇK-së në Drenas (Video)
82-vjecari Demë Bucolli qysh nga fëmijëria ishte rritur me dashurinë për atdheun.
Ai në luftën e fundit në Kosovë kishte qenë ndër ushtarët e parë në rrethinën e Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Dema mirë e mbanë mend amanetin që nëna ja kishte lënë dhe i cili atë e mbajti të fortë gjatë ditëve të vështira të luftës, megjithëse ai e kujton si më të mirat në jetën e tij.
“Nëna porosi ma ka lanë, biro kurdo që ka luftë këtu, mos ja kthe shpinën armikut, por ballë për ballë”, rrëfen i moshuari Demë Bucolli duke shtuar se nuk ka pas rrugëdalje tjetër…më mirë të vdes se sa të qëndroj i okupuar.
Bucolli thotë se e ka të vështirë të shprehë emocionet e ditës së çlirimit.
“Nuk kam pas gëzim më të madh se sa kur është çliruar vendi”, ka thënë ai.
Ndiqeni rrëfimin e tij dhënë për ATV:


