Dy vëllezërit kosovarë që krijuan një fshat me mbi një mijë banorë në Drenas (Video)
Në jugperëndim të Drenasit dhe malit Kosmaç ndodhet fshati i fundit i Drenicës, Negroci.
Thuhet se në kohën e Haxhi Zekës ka qenë guri i megjës afër kullës së Ali Mustafës që e ka ndarë Drenicën me Llapushën.
Se ky vendbanim daton qysh nga kohë të lashta e dëshmojnë edhe gjurmët arkeologjike, themelet e një kishe ilire dhe disa varreza që ndodhen në mes fshatit.
Karakteristikë e këtij fshati është se 1200 banorët aktual e kanë prejardhjen nga dy vëllezër.
E për ta ruajtur vijën familjare, ata nuk u martuan asnjëherë me njëri-tjetrin.
Për më shumë shiko storien e plotë:


