Drenas: Djali e denoncon babain në polici
Një person ka raportuar dje në stacionin e policisë në Drenas një rast të dhunës në familje.
Sipas policisë, viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i tij.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë.
/

