Një pjesë e Drenasit mbetet pa energji elektrike që disa orë

Një pjesë e qytetit të Drenasit ka mbetur pa energji elektrike që disa orë.

Zyrtarët e KEDS-it në qendrën e thirrjes kanë thënë se është paraqitur një defekt në njërën nga trafot në qytetet.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë në terren dhe po bëjnë përpjekje për të evituar prishjen, shkruan DrenicaOnline.

Sipas zyrtarëve të KEDS ende nuk dihet se kur do të rikthehet energjia elektrike në këtë zonë.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë