Aksident trafiku në Komoran, zjarrfikësit dalin në vendngjarje (Video/Foto)
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Prishtinë-Pejë, afër urës në Komoran.
Dy automjete janë përfshirë në aksident ku është dasht edhe intervenimi i zjarrfikësve.
Nuk ka ende të dhëna nga policia për këtë aksident, shkruan DrenicaOnline.
Në vendin e aksidentit është parë policia e trafikut duke u marrë me rastin.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident.
Video:


