Policia bastisi katër lokale në Likovc, ja çfarë gjeti aty
Policia ka bastisur katër lokale – pronë e katër të dyshuarve në fshatin Likovc të Skenderajt.
Basitsjet u kryen të premten pasdite nën dyshimin se në të njëjtat lokale kanë ushtruar – organizuara lojëra të fatit (veprimtari ilegale), raporton DrenicaOnline.
Si prova materiale janë sekuestruar: dhjetë shtëpiza të kompjuterit, dhjetë ekrane të televizionit, tri aparate të tiketave, disa tiketa të lojërave të fatit, 215€ para.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet./DrenicaOnline/

