Krimi në Gllogjan, vjen njoftimi i fundit nga policia
Policia e Kosovës kanë dal sot me raportin e fundit për sulmin që u krye mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë tre persona.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë, në orën 18:58 në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Sipas policisë i dyshuar gjendet në arrati.
“Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet në raportin 24 orësh.
/

