Caktohet data për mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Drenasit
Të nderuar anëtarë/e të Kuvendit të Komunës,
Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen e parë inauguruese të Kuvendit të Komunës së Drenasit/Gllogocit, e cila do të mbahet me datë 03.12.2021.
Gjithashtu, Ju njoftoj se me këtë rast do të bëni betimin dhe do të nënshkruani deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së Drenasit/Gllogocit.
Ceremonia fillon në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, në Drenas.
Të bashkangjitur me ftesën gjeni edhe rendin e ditës.
Me respekt;
Ramiz Lladrovci


