Asamblistja e PDK-së betohet që do ta kryejë me nder e besnikëri punën

Asamblistja e PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Majlinda Kurti, ka bërë sot betimin për të marrë detyrën.

Ajo ka thënë se detyrën e asamblistes do ta kryejë me nder, besnikëri dhe pa anime.

“Unë, Majlinda Kurti, betohem se do t’i kryej me nder, besnikëri, pa anime e me ndërgjegje dhe sipas ligjit detyrat dhe do t’i ushtroj autorizimet e mia si anëtare e Kuvendit të Komunes së Mitrovicës”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që sot është betuar edhe kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili u zotua që do të punojë në interes të qytetit.

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë