Labinot Halilaj tregon se nuk do të jetë më kryesues i KK në Drenas

Labinot Halilaj, ish kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, më nuk synon ta mbajë këtë pozitë.

Ai ka thënë se njëkohësisht nuk pretendon as edhe një pozitë nga ekzekutivi, shkruan DrenicaOnline.

“Ndihemi i priviligjuar qe per 4 vite e kam mbajtur pozicionin e Kryesuesit dhe ju betohem qe me ndershmerin me te larte e kam udhehequr kete pozicion per gjate gjithe mandatit”, ka thënë Halilaj.

Postimi i tij i plotë:

Te nderuar qytetare dhe simpatizant te PDK-se!
Duke ju falenderuar per mbeshtetjen politike nder vite, ju informoj se nuk do te jem ne gare per Kryesues te Kuvendit Komunal dhe njekohesisht ju informoj qe nuk pretendoj as edhe nje pozite nga Ekzekutivi.

Ndihemi i priviligjuar qe per 4 vite e kam mbajtur pozicionin e Kryesuesit dhe ju betohem qe me ndershmerin me te larte e kam udhehequr kete pozicion per gjate gjithe mandatit.

Ndjehem me fat qe per 4 vitet rresht te gjithe propozim-vendimet kane kaluar dhe ky nuk eshte vetem sukses i imi po i te gjithe asambleisteve te cilet per as edhe nje propozim-vendim te vetem nuk e kane kushtezuar voten e tyre, por te gjithe se bashku duke e dhene me te miren ne interesa te qytetareve.

Te nderuar nuk kam se si te mos e falenderoj edhe kryetarin Lladrovci per besimin e dhene qe te vazhdojme se bashku edhe per kete mandat, po per shkaqe profesionale i angazhuar ne fushat e tjera une nuk do te jem pjese e pozitave politike insistucionale, duke besuar se pasusi im do perfaqesoj poziten e Kryesusit çdo here e me mire. Por ajo qka nuk do te ndryshoj ne jeten time ne te ardhmen, eshte se une gjithmone do te mbes perkrahes dje, sot dhe neser edhe me tej i PDK-se.

Duke ju falenderuar per mirekuptim shpresojm te shihemi ne proceset e ardhshme!

Me respekt
Labinot Halilaj

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë