Komuna e Skenderajt fiton grant 236.020 mijë euro për mjedis të pastër
Sot është mbajtur ceremonia e çmimeve, Granti i Performancës Komunale për Mjedis të Pastër, ku kryetari i Komunes së Skenderajt, Bekim Jashari ka pranuar çmimin në vlerë prej 236.020 mijë euro.
“Sot edhe zyrtarisht nga Granti i Përformancës-Mjedisi i Pastër, nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, German Cooperation dhe GIZ-i gjerman u shpërblyem me 236.020 euro, të cilat do të shfrytëzohen për realizimin e projekteve në fushën e menaxhimit të mbeturinave në komunën tonë”, ka thënë kryetari Jashari pas pranimit të çmimit.
Kryetari Jashari ndër të tjerash ka shtuar së brenda mandatit qeverisës prioritet të veçantë i është dhënë mbrojtjes së mjedisit, përmes eliminimit të deponive ilegale gjithandej komunës, furnizimit të ekonomive familjare me kontejner dhe grumbullimit të rregullt të mbeturinave.
Krahas kësaj është themeluar edhe ndermarrjen publike lokale e cila do të kujdeset për mjedisin e komunës sonë.
Në fund, Jashari falënderoj donatorët për grantin, zyrtarët komunal për angazhimin dhe qytetarëve për bashkëpunimin.

