Çfarë nënshkruan Ajazi, Drenori dhe Xhylani, ky është dokumenti

Tre ish kandidatët për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi, Arta Xhylani dhe Xhavit Drenori kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku zotohën se do të jenë opozitë e bashkuar, shkruan DrenicaOnline.

Ajazi ka thënë se me përfundimin e zgjedhjeve lokale, për Drenasin ata kanë vendosur të fillojnë një epokë të re.

“Zëri juaj nuk do të mbetet i vetmuar, por do ta keni një derë ku mund t’i adresoni të gjitha problemet e sfidat që i keni. Së bashku do të punojmë për më të mirën për komunën e qytetarët tanë, si një opozitë e fortë dhe e palëkundur. Prandaj jam i lumtur të shpalos deklaratën e nënshkruar mes partive opozitare”, ka thënë Ajazi.

Ndërsa Drenori thotë se nëse mendimi ndryshe dhe puna kundër keqqeverisjes quhet keqbërja, atëherë gjithmonë do të jet keqbërës.

“Sot nënshkruam një deklaratë me kolegë të opozitës sepse z. Lladrovci po vazhdon edhe pas zgjedhjeve me gjuhë të ulët në publik.
Në fakt ky është paralajmërimi i fundit para se rasti të shkoj në Gjykatë dhe pastaj ai do të DETYROHET me prezantu fakte që unë jam keqbërës”, ka thënë Drenori.

Më poshtë gjëni deklaratën e nënshkruar:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë